14:10 / E Shtunë, 30 Shtator 2023 / Gj. Sh

Të shtëna me armë në Zvicër, një i vrarë dhe dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku si pasojë e një sulmi me armë, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me identitetin e personave, moshën apo shkaqet e ngjarjes.

Një nga detajet që ka komplikuar më tepër hetimet është fakti se personi i dytë i plagosur është gjendur në një tjetër vend, pranë kufirit me Gjermaninë, bëjnë me dije autoritetet./abcnews.al