Të shtëna me armë në zyrën e emigracionit në Dallas

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë gjatë të shtënave me armë të mërkurën në një qendër të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Dallas.
Autoritetet konfirmuan se i dyshuari me pas vrau veten. Të paktën dy të paraburgosur në qendrën e paraburgimit të agjencisë ishin midis viktimave të të shtënave.
Zëvendësdrejtori i ICE-së, Todd Lyons, i tha CNN-së më herët të mërkurën se tre persona u qëlluan dhe u dërguan në spital, pa i identifikuar ata.
Këto objekte zakonisht strehojnë agjentë të ICE-së, civilë dhe imigrantë të ndaluar./Indeksonline/