Të shtëna me armë nga 2 vetura në Prishtinë, policia nis hetimet

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të enjten rreth orës 01:00 në kryeqytet.
Policia ka bërë të ditur se të shtënat ndodhen nga dy vetura në lëvizje, transmeton IndeksOnline.
Njësitet përkatëse të policisë i janë përgjigjur thirrjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka gjetur tri gëzhoja dhe një fishek.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet ende po vazhdojnë./IndeksOnline/