08:59 / E Shtunë, 08 Janar 2022 / MSH

Të shtëna me armë nga vetura, Policia heton rastin në Gjilan

Një ankues ka raportuar mbrëmë në polici se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga një veturë në lëvizje.

Sipas policisë, pas daljes në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja.

Rasti është duke u hetuar dhe akoma nuk ka të arrestuar.

Rr Nato 99, Gjilan 07.01.2022- 22:50 Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes, në cilësi të provave materiale, kanë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime” thuhet në njoftimin e policisë.