Të shtëna me armë pas një mosmarrëveshjeje në Prizren, arrestohen dy persona
Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prizren, rreth orës 23:00, si pasojë e një mosmarrëveshjeje verbale mes dy personave meshkuj kosovarë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit të personit tjetër të përfshirë në rast.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë, ndërsa në veturën e tij janë gjetur dy gëzhoja. Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë identifikuar dhjetë vrima të shkaktuara nga plumbat në objektin e lokalit.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër në procedurë të rregullt.
Rasti po trajtohet nën veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “përdorim i armës” dhe “sulm”.

