Tre të plagosur me armë zjarri në Shkodër, pamjet nga vendi i ngjarjes

Një i vdekur dhe tre të plagosur, është ky bilanci tragjik nga të shtënat me armë mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër.
Gazetari i Top Channel Klodian Zhivani raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në ambientet e një lokali, në afërsi të bashkisë së Shkodrës.
Mes të plagosurve janë Armando Pali, Eugen Vaso si dhe një kamariere.
Tre të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës, ndërsa trupi i viktimës ndodhet ende në ambientet e lokalit ku ndodhi atentati.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulmit.