15:55 / E Martë, 04 Gusht 2020

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së një serbi në Klinë

Të shtëna me armë zjarri pati sot në komunën e Klinës.

Disa persona të panjohur gjuajtën me armë në drejtim të një shtëpie banimi të serbit, Zoran Kostiq.

Sipas burimeve të Indeksonline personat e dyshimtë kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes.

Të njëjtit kishin shtënë me armë zjarri nga vetura në drejtim të kësaj shtëpie.

Personat në fjalë mbeten ende të paidentifikuar për Policinë e Kosovës./Indeksonline/