75 Mall Live Search
08:48 / E Shtunë, 03 Maj 2025 / FR

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një person

Një incident me armë zjarri ka ndodhur të premtën rreth orës 18:00 në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjakovë, ku një qytetar kosovar ka raportuar në polici se persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Pas hetimeve është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, ku i janë konfiskuar dy armë zjarri të llojit pistoletë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe ndaj tij do të ndiqet procedura e rregullt ligjore.

“Rr. Gjon Sereqi, Gjakovë 02.05.2025 – 18:00.  Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se person-a të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar dhe nga i njëjti janë konfiskuar dy armë zjarri-pistoleta. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nw njoftimin 24-orwsh tw policisw./IndeksOnline/