Të shtëna me armë zjarri në kufi me Serbinë, s’dihet çfarë po ndodh!

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në afërsi të fshatit Bube që gjendet në zonen kufitare Mitrovicë Veri.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këto të shtëna nuk kanë të bëjnë me ndonjë rast policor, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu, s’dihet se a kanë ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë.
“Informacion zyrtar
Bazuar në informacionet e deritanishme, mund të ju informojmë se në afërsi të fshatit Bube që gjendet në zonen kufitare Mitrovicë Veri, janë dëgjuar disa të shtëna me armë.
Të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet se a kanë ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë.
Policia e Kosovës është duke ndërmarr veprimet e saja policore”, thane nga Policia./IndeksOnline/