09:22 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / MSH

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, shënjestër një veturë

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, derisa ishte në veturë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:50 tek Kampi Danez në Mitrovicë.

Sipas raportit policor, përveç dëmeve në veturë, nuk raportohet për lëndime.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe  sekuestruar: një fishek dhe një predhë plumbi. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftim.