14:29 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Të shtëna me armë zjarri në një lokal afër Graçanicës, plagosen 3 persona

Më 20 të këtij muaji rreth orës 03:00, në një lokal pati të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën Ferizaj – Lipjan, derisa kanë mbetur të plagosur tre persona, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.

Rastin për Indeksonline  e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Në rrugën Ferizaj – Lipjan, saktësisht në një lokal, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku lëndime nga arma e zjarrit kanë marrë tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia është duke punuar për arrestimin e personave të dyshuar si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin”./Indeksonline/