Të shtëna me armë zjarri në një vendparkim, në Prishtinë
Policia e Kosovës përmes raportit 24- orësh ka bërë të ditur se në Prishtinë në orët e para të mëngjesit të ditës së diel ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një vendparkim të banesave, derisa nuk raportohet për të lënduar apo të arrestuar.
“Prishtinë 08.09.2019 – 01:45.Raportohet se në parking të banesave janë dëgjuar të shtëna nga armët e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 9 (nëntë) gëzhoja të fishekëve. Nuk raportohet për të lënduar apo arrestuar”./Indeksonline/