16:24 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në SHBA, ka të vdekur dhe të lënduar

Të paktën një person është vrarë dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas disa të shtënave në një shkollë të mesme në Benton.

Të shtënat me armë zjarri ndodhën në Marshall County High School, ku zyrtarët thanë se kishin kapur një të dyshuar.

Sipas gazetarëve nga vendi i ngjarjes shtatë persona janë dërguar urgjent në spital me helikopter./Indeksonline/