21:25 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Të shtëna me armë zjarri në Pejë (Foto)

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak më parë në qytetin e Pejës, më konkretisht tek stacioni i trenit.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin në fjalë, bëjnë me dije burime të Indeksonline.

Rastin në fjalë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Xhevat Ibra.

“Po ka pas të shtëna me armë. Ne tani për tani nuk kemi informacione nëse ka të lënduar. Ne kemi dalë me hetu rastin dhe jemi në kërkim të të dyshuarve”, ka thënë ai për Indeksonline.