75 Mall Live Search
17:56 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në kryeqytet.

Këto të shtëna me armë zjarri saktësisht ishin në rrugën Hilmi Rakovica, por që për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Rasti në fjalë është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën Hilmi Rakovica në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast. Mbështetur në informacionet fillestare nuk raportohet për të lënduar”, tha ajo.

Policia tashmë është duke punuar në identifikimin e personit apo personave të dyshuar./Indeksonline/