23:10 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dy persona të arrestuar një në arrati

Para pak minutash media nga vendi kanë raportuar kinse për një vrasje që ka ndodhur në Prishtinë, pas disa të shtënave mes disa personave dhe Policisë së Kosovës.

Po i njejti medium i thirrur në burime të veta, raportoi se nga të shtënat me armë kishte vdekur një person dhe është plagosur një tjetër.

Indeksonline e demanton raportimin në fjalë kjo pasi që nuk është e vërtetë, dhe po i njejti lajm ka ngritur shqetësime në publik.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, derisa një tjetër ndodhet në arrati.

Indeksonline mëson se përveç që janë dëgjuar të shtëna, nuk ka vdekur apo nuk është lënduar asnjë person.

Ndryshe, policia e Kosovës po vazhdon të merret me rastin në fjalë./Indeksonline/