Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagosen dy persona

Dy persona janë plagosur me armë zjarri sot në Sarandë.
Sipas mjekëve të Spitalit të Sarandës, mësohet se të dy personat kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar me helikopter drejt spitalit në Tiranë, raporton A2CNN
Po ashtu mësohet se policia ka gjetur në vendin e ngjarjes, një çantë brenda së cilës kishte edhe një armë. Ende nuk dihet se kujt i përket çanta./Indeksonline/