11:13 / E Diele, 11 Qershor 2023 / LB

Të shtëna me armë zjarri në Stokholm, vritet një 15-vjeçar, plagosen 3 persona të tjerë

Një 15-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe tre persona të tjerë u plagosën nga të shtënat në kryeqytetin e Suedisë, në Stokholm të shtunën.

Dy të dyshuar u arrestuan pas një ndjekjeje me makinë pak më pak se një orë pas të shtënave, raporton AFP.

Incidenti ndodhi pranë një sheshi në jug të Stokholmit.