75 Mall Live Search
20:49 / E Premte, 30 Gusht 2024 / FR

Të shtëna me armë zjarri në Suharekë, plagoset një person dhe lëndohen 6 të tjerë

Një grua është plagosur në këmbë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një lokali të natës në Topliçan të Suharekës.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku bëri të ditur se si pasojë e të shtënave janë thyer xhamat dhe kanë pësuar lëndime të lehta trupore edhe 6 persona të tjera.

“Me datë 30.08.2024 , rreth orës 02:05  pas një zënke, një person I shoqëruar edhe nga dy shok , nga parkingu I një lokali nate  në Topliçan të Suharekës ka shtënē me armë zjarri nē drjetim të lokalit.

Si pasoj  një femër ështē plagos në këmbë  nga plumbi dhe 6  persona të tjerë  kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga xhamat etj .

Të dyshuarit janë larguarnga vendi I ngjarjes menjëherë.

Patrulla policore sapo e ka marr  informatën ka shkuar në vend ngjarje e më pas atyre iu janë bashkangjit  të gjitha njësit përgjegjëse si dhe eprorët e Stacionit dhe eprorët Rajonal të policisë.

Policia ka punuar me përkushtim dhe pa ndal derisa tre të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar.

Dy të dyshuar meshkuj ,  (Ç.S. 22 vjeç dhe A.A. 23 vjeç )  nga Suhareka pasi që janë intervistuar me urdhër të prokuroit kujdestar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa I dyshuari I tretë (mashkull A.D. 18 vjeç) është liruar me procedurë të rregullt.

Gjithashtu  është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdor për kryerjen e veprës”, ka thënë Bytyqi për Indeksonline.