Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga Turqia
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Sauk të Vjetër të Tiranës, ku një person ka mbetur i plagosur.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se i plagosuri është një 39-vjeçar nga Turqia.
Ai është dërguar për trajtim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
“Policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e të përfshirëve të tjerë”./abcnews.al

