Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një 20-vjeçare
 
				Një 20-vjeçare ka mbërritur në spitalin e Vlorës me plagë të shkaktuar nga armë zjarri.
Mësohet se e kanë shoqëruar vetë familjarët në spital, raporton A2CNN-i.
E reja sipas bluzave të bardha ka qenë koshiente në momentet e mbërritjes në spital.
Aktualisht po kryhen procedurat mjekësore (skaner).Ende e paqartë çfarë ka ndodhur.
Priten informacione nga policia./Indeksonline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                