75 Mall Live Search
09:13 / E Shtunë, 22 Nëntor 2025 / F.R

Të shtëna me armë zjarri nga një veturë në Kllokot, policia konfiskon 8 gëzhoja

Një incident me armë zjarri ka ndodhur të premtën në Kllokot, ku raportohet se një veturë në lëvizje ka shkrepur disa të shtëna.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja, të cilat dyshohet se janë shkrepur nga një mashkull kosovar pasagjer në veturë. Identiteti dhe vendndodhja e të dyshuarit aktualisht nuk dihet.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Kllokot  21.11.2025-02:00Raportohet për të shtëna me armë zjarri nga një veturë në lëvizje, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja, të cilat dyshohet se i ka shkrepur i dyshuari mashkull kosovar-pasagjerë në veturë, vendndodhja e të cilit ende nuk dihet. Rasti është duke u hetuar“, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/