75 Mall Live Search
09:34 / E Diele, 18 Maj 2025 / Burim

Të shtëna me armë zjarri te ‘Komuna e Parisit’, plagoset një 28 vjeçar

Të shtëna me armë zjarri te ‘Komuna e Parisit’, plagoset një 28 vjeçar

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në zonën e ‘Komunës së Parisit’ gjatë orëve të natës.

Sipas raportimeve, një person është plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës.

I plagosuri është identifikuar si Kristjan Kaçori, 28 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një kioske te ‘Lulishtja’ në Komunën e Parisit. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha te Trauma, ndërkohë që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. /abcnews/