Të shtëna me armë në një diskotekë në Prishtinë, dy të plagosur
Në orët e para të mëngjesit ka pasur të shtëna me armë zjarri në një diskotekë në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Dragodan.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Prishtinë, Enis Pllana, ku njoftoj se dy persona kanë mbetur të plagosur ku janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 04:00, policia ka pranuar informatën për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në informatat fillestare, dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorin e Shtetit po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Pllana./IndeksOnline/

