75 Mall Live Search
08:48 / E Hënë, 31 Korrik 2023 / mp

Të shtëna në ahengje, policia sekuestron dy armë

Në dy raste të ndara, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri, në dy ditët e fundit kanë i kanë sekuestruar dy armë . Sekuestrimi dy i armëve të llojit pistoleta është realizuar pasi ishte raportuar për të shtëna, thuhet në raportin e policies.

Rasti i parë i konfiskimit të një pistolete është realizuar në fshatin Mazhiq të Mitrovicës, ku në një aheng familjar i dyshuari kishte shtënë me armë.

Ndërsa rasti i dytë i konfiskimit të një pistolete është realizuar po ashtu në një aheng familjar në fshatin Gllavotin të Vushtrrisë.

Dy armët e sekuestruara do të procedohen në raste si prova materiale, ndërsa pas procedurave intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’ dhe ‘përdorim i armës’.