Të shtëna në dy ahengje familjare, Policia sekuestron dy armë zjarri dhe karikatorë me disa fishek

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar inromacione se ka të shtëna me armë të zjarrit, ka marrë veprimet e duhura policore dhe në dy raste të ndara, Ferizaj dhe Shtime, ka arritur të zbulojnë vendin dhe personat që kanë shkrepur me armë zjarri në ahengje familjare.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy armë zjarri dhe dy karikatorë me disa fishek.
Personat e dyshuar me inicialet E.H (M/SH/K) 39 vjeçar dhe F.B (M/K/SH) 26 vjeçar, pasi janë intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuria Themelore e Ferizajt, ndaj tyre janë inicuar rastet ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm‘’ dhe ‘’Armëbajtje pa leje’’, ndërkaq janë konfiskuar armët dhe municioni. Rastet janë në priocedurë të mëtejme hetimore.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te qytetarët që gjatë ahengjeve të tyre familjare, të mos përdorin armë të zjarrit, të mos lejohet që, gëzimi i tyre të kthehet në tragjedi, sepse çdo shkrepje e armës rrezikon jetën e njeriut, çdo plumb i shkrepur, godet një cak!

