18:39 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Të shtëna në katedrale për shkak të ‘rrëmujës’

Një polic plagosi një person që ‘bëri një rrëmujë’ në katedralen në Berlin, njoftoi policia.

Zyrtarë policorë thanë se personi është plagosur në këmbë, ndërsa bënë thirrje për “shmangien e ndonjë spekulimi” për motivin e  personit, i cili ‘po rregullonte rrëmujën’, por për momentin nuk dhanë më shumë detaje.

Katedralja e madhe në Berlin, në qendrën historike të kryeqytetit të Gjermanisë, është një nga atraksionet kryesore turistike atje.

Agjencia AFP vuri në dukje se te katedralja patrullojnë edhe disa policë me armë automatike, dhe se para hyrjes së objektit është vendosur një kordon i policisë.