75 Mall Live Search
17:39 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / Z S

Të shtëna në Mamurras, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Mamurras.

Nga të shtëna është plagosur një person, raporton Euronewsalbania.

Më tutje bëhet e ditur se i plagosuri ka marrë plagë në dorë.

Ai është identifikuar si Pjetër Marku. I plagosuri është transportuar për ndihmë mjeksore në Spitalin e Traumës në Tiranë./Indeksonline/