75 Mall Live Search
14:01 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / MSH1

Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kallashnikov me dorë

Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e sotme, në qendër të Podujevës.

Një person, i armatosur me një armë të gjatë, që duket të jetë kallashnikov, ka terrorizuar qytetarët, shkruan IndeksOnline.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se si i dyshuari ec me shpejtësi në drejtim të panjohur, teksa kalimtarët e rastit mbesin të shtangur.

Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti, sakaq nuk dihet as mbi gjendjen shëndetësore të të përfshirëve në rast.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për rastin.

Më poshtë pamje: