Të shtëna në Shtabin e Sigurisë në Moskë, ka të vdekur
Një person është vrarë dhe një është plagosur nga të shtënat që ndodhën në selinë e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusië, në Moskën qendrore, thonë mediat ruse.
Sipas dëshmitarëve, një person i armatosur kishte shtënë me armë në hyrjen e ndërtesës së FSB, shkruan Indeksonline.
Forcat e sigurisë thonë se e kanë rrethuar zonën.
Të shtënat erdhën disa orë pas konferencës vjetore për shtyp të Presidentit Putin./Indeksonline/