75 Mall Live Search
23:10 / E Diele, 18 Shtator 2022 / AR

Të shtënat me armë në Fushë Kosovë/ Pamje nga vendi i ngjarjes, deklarohet Policia

Indeksonline pak më parë raportoi për të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai thotë se Policia po kryen hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje me rastin për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti kriminal.

“Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë ato të Reagimit të Shpejtë, dhe Njësia e Hetimeve. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se në drejtim të një automjeti është shtënë me armë zjarri.Policia është duke kryer hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje me rastin për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti kriminal”, tha Hoxha.