75 Mall Live Search
22:59 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Të shtënat me armë në Mitrovicë, 22 vjeçari plagoset në dy këmbët

Nga të shtënat me armë në Mitrovicë një person është plagosur.

22 vjeçari është plagosur në dy këmbët, por gjendja e tij për momentin është stabile.

Mjeku kujdestar, Avdush Bajgora për Indeksonline ka treguar se ai po mbikqyret tani në QKUK.

“Nga Spitali Rajonal i Mitrovicës është sjell në QKUK. Tani ne po e mbikëqyrim. Është i plagosur në të dy këmbët. Gjendja e tij aktualisht është stabile. Viti i lindjes është 1997”, ka thënë Bajgora.