75 Mall Live Search
17:19 / E Premte, 17 Tetor 2025 / MSH

Të shtënat me armë në Pejë, Nikçi jep detaje rreth rastit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në afërsi të Gjykatës Themelore në Pejë, ku një person plagosi me armë zjarri dy viktima.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, që pohoi se i dyshuari është arrestuar, teksa dy viktimat janë duke u trajtuar në spital.

Rreth rastit është deklaruar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Një person ka gjuajtur me armë zjarri afër Gjykatës. Nga të shtënat e armës së zjarrit janë lënduar rëndë dy persona, të cilët sipas informatave janë në gjendje të rëndë.

Policia e Kosovës ka qenë efikase ku menjëherë në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar. Aktualisht po kryhen veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, nga njësitet relevante” deklaroi Nikçi për IndeksOnline.