11:02 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

Të shtënat me armë në Tiranë, gjenden 2 motra të vdekura në banesë

Detaje të rënda vijnë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur sot në Tiranë.

Mësohet se nga të shtënat e armëve kanë mbetur të vdekura dy gra, motra me njëra-tjetra. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet se i ka vrarë një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte i dashuri i njërës prej motrave.