75 Mall Live Search
23:29 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / OSH

Të shtënat me armë tek ‘Rruga B’, flasin nga Policia, dy persona janë të plagosur

Një përleshje e armatosur ka ndodhur mes disa personave në Prishtinë, më saktësisht te “Rruga B”.

Gjatë përleshjes janë përdorur edhe armë zjarri, ku si pasojë dy persona janë plagosur, njëri nga ta, kalimtare e rastit, raporton Indeksonline.

Ndërkohe sipas policisë së Kosovës sot në ora  22:07 minuta ka nisur përleshja në mes të disa personave në rrugën B të kryeqytetit. Si pasojë janë përdorur edhe armët e zjarrit.

Policia për Indeksonline kanë dhënë detaje për këtë rast.

““Ju njoftojmë se rreth orës 22:07 në ‘rrugën B’ në Prishtinë, ka pasur gjuajtje me armë. Sipas informatave të para persona të panjohur janë përfshirë në një rast ku janë përdorur armë. Patrulla policore ka ndërhyrë dhe në situatën e krijuar është detyruar të përdorë armët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit një person është i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar për në QKUK. Sipas informatave të para dyshohet edhe për një kalimtare të rastit të plagosur, po ashtu në këmbë dhe e cila per momentin gjendet në emergjencë”, deklarojnë nga Policia e Kosovës për Indeksonline.