23:42 / E Martë, 26 Mars 2024 / MSH

Të shtënat në Prishtinë, viktima është afro 30 vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Indeksonline raporton se rasti ka ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Kolovicë.

Burimet pohojnë se viktima në fjalë është Egzon Haziri, afro 30 vjeç.

Si pasojë e të shtënave mbeti e plagosur edhe një grua, e cila është duke marrë tretman mjekësor në QKUK.

Rasti ndërkojhë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”.

“Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Indeksonline/