Të shtënat në shkolla, Harry Styles premton 1 milion dollarë për organizatën e sigurisë së armëve

Harry Styles ka premtuar se do të dhuroj 1 milion dollarë në një organizatë amerikane për sigurinë e armëve. Ky vendim erdhi pas të shtënave që ndodhën në një shkollë në Teksas javën e kaluar.
Krijuesi i hitit, “As It Was”, do të dhuroj të ardhurat që do t’i marrë në koncertin në Amerikën e Veriut, transmeton Indeksonline.
Duke shkruar në Instagram, ai u shpreh: “Së bashku me të gjithë ju, unë kam qenë absolutisht i shkatërruar nga të shtënat masive në Amerikë, në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas.
Në turneun tonë në Amerikën e Veriut, ne do të jemi partnerë për t’i dhënë fund dhunës me armë, duke dhuruar mbështeje për përpjekjet e tyre dhe duke ndarë artikujt e tyre të sugjeruar të veprimit”, shkroi ai.
Kujtojmë që nga sulm kanë mbetur të vdekur 19 fëmijë dhe dy të rritur./Indeksonline/