75 Mall Live Search
23:14 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / S Z

Të shtënat në shkollën katolike, Papa Leo: Tragjedi e tmerrshme

Papa Leo XI  është shprehur “thellësisht i trishtuar nga lajmi për humbjen e jetëve” në të shtënat në Minneapolis, të cilat kishin në shënjestër një meshë në një shkollë katolike.

Papa shkroi se kjo ngjarje është një tragjedi e tmerrshme, derisa u dërgoi ngushëllime familjeve që humbën fëmijët.

“Ai u dërgon ngushëllimet e tij të sinqerta dhe sigurimin për afërsi shpirtërore të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi e tmerrshme, veçanërisht familjeve që tani po vajtojnë humbjen e  fëmijëve të tyre”, tha Vatikani.

“Ndërsa ia lëvdon shpirtrat e fëmijëve të ndjerë dashurisë së Zotit të Plotfuqishëm, shenjtëria e tij lutet për të plagosurit, si dhe për ndihmësit e parë, personelin mjekësor dhe klerin që kujdesen për ta dhe të dashurit e tyre.” 

Papa Leo XIV është shtetas i dyfishtë, i Perusë dhe i Shteteve të Bashkuara, dhe ka lindur në Çikago.