12:49 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Të shtohet numri i ushtarëve të NATO-s në Kosovë dhe Bosnje”

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka rekomanduar shtim të ushtarëve të NATO-s në Kosovë dhe në Bosnjë.

Kërkesa e tij është bazuar në deklarimet e fundit nga presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Thaçi e Vuçiq, për korrigjim kufijsh e shkëmbim territoresh mes dy vendeve, deklarim i cili ka hasur në mbështetje nga pothuajse e tërë BE-ja, përveç Gjermanisë, dhe nga SHBA-ja.

“Rekomandimi im për NATO-n dhe BE-në është që të nisin shtrimin e ushtarëve në Kosovë dhe Bosnje pas parasysh paqëndrueshmërinë që ky diskutim mund të shkaktojë”, ka shkruar Bildt në Twitter.

Bildt ka shpërndarë një shkrim të botuar ditë më parë në “Qendrën për Reformë Evropiane” (cer.eu), artikull i cili pyet nëse ndryshimi i kufijve në Ballkan do të sjellë paqe apo do të hap kutinë e Pandorës.