75 Mall Live Search
14:37 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / OSH

Të shtrirë në spitale pas kalimit të Covid19, këto janë vështirësitë e pacientëve në QKUK

Në klinikat e Shërbimit Spitalot Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 16 pacientë me Covid19 pozitivë, mirëpo numër më i lartë i pacientëve është i atyre që kanë kaluar coronavirusin.

41 pacientë post-covid po trajtohen në këto klinika, ku më së shumti janë të shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, 28 pacientë.

Pulmologu Shpëtim Thaçi në një prononcim për IndeksOnline ka treguar se cila është gjendja e tyre shëndetësore.

Sipas tij, pacientët të cilët kanë sëmundje të tjera shoqëruese dhe kanë qenë të infektuar me Covid19 kërkojnë hospitalizim më të shpeshtë.

“Prafërsisht afër 20 pacientë post-covid janë të shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, gjendja e tyre shëndetësore është jashtëzakonisht e mirë po arsyeja e shtrirjes është zhvillimi i infeksioneve sekondare dhe nuk është i lidhur në mënyrë direkte me pasojat të cilat i ka shkaktuar Covid-i.

Pacientët të cilët njëkohësisht kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese qoftë ato pulmologjikë qoftë ato që i prekun organet e tjera zakonisht janë pacientët që kërkojnë hospitalizim më të shpeshtë”, tha ai për IndeksOnline.

Thaçi shpjegoi se pas kalimit të Covid19 ekziston mundësia që pacientët të kenë vështirësi në frymëmarrje duke penguar aftësinë e mushkërive për të siguruar sasi të mjaftueshme të oksigjenit në gjak apo siç njiher ndryshe “Fibroza Pulmonare”.

“Tani varet nga agresiviteti i sëmundjes që kanë kaluar gjatë periudhës së Covid-it.Nëse forma e sëmundjen ka qenë jashtëzakonisht e rëndë atëherë egziston mundësia e zhvillimit e komplikimeve më të mëdha siç është fibroza pulmonare. Normalisht që ata kalojnë në një fazë ku për shkak të zhvillimeve të infeksioneve sekondare kanë nevojë për vizita sistematike te pulmologu për shkak të rëndesës së sëmundjes, ku sipas nevojë edhe shtrihen në klinikën e Pulmologjisë.

Prej dallim prej pacientëve të cilët e kanë kaluar më lehtë Covid-in ku zakonisht nuk karakterizohet ndonjë përkeqësim i gjendjes së tyre gjatë jetës me përjashtim që kanë ndonjë infeksion tjetëe viral por jo që janë pasojë e Covid19”, tha ai./IndeksOnline/