08:56 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rivarrimi i eshtrave të heronjve Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, bëhet të shtunën

Me rastin e rivarrimit të eshtrave të heronjve të kombit Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani nën patronazhin e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, më 23 nëntor, mbahen këto aktivitete:

Në orën 10:00 deri në orën 11:30 homazhe në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në orën 12:00 mbahet akademia përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, në orën 13:00 nisja e kortezhit nga Teatri… dhe rivarrimi në Varrezat e Heronjve në “Velani” – Prishtinë, afër Adem Demaçit.