75 Mall Live Search
20:15 / E Hënë, 08 Maj 2023 / AR

Të shtunën fillon turniri më i madh tradicional i futbollit të vogël “Xhavit Kozhani – Burgija”

Turniri më i madh tradicional i futbollit të vogël “Xhavit Kozhani – Burgija” sivjet do të fillojë më 13 maj (e shtunë) në ora 18 në fshatin Ribar të Madh të Lipjanit.

Paraqitja e ekipeve mund të bëhet çdo ditë deri më datën 13 maj te këshilli organizativ dhe kushton 30 euro.

Tërheqja e shortit do të bëhet të premten më 12 maj, në ora 19 dhe do të transmetohet Live në Facebook.

Për dallim nga viti i kaluar, sivjet janë rritur edhe shpërblimet për fituesit. Vendi i parë do të përfitojë 2000 euro dhe shpërblime, kurse vendi i dytë 500 euro dhe shpërblime.