75 Mall Live Search
22:20 / E Martë, 11 Qershor 2024 / MSH

Të shtunën në Klinë bëhet zbulimi i lapidarit të heronjve Prënademi

Të shtunën, më 15 qershor, në Dollc të Klinës do të bëhet përurimi i lapidarit të dëshmorëve të familjes Prënademi.

Përgjatë luftës, familja Prënademi i dha atdheut 4 pjesëtarë: Prend Nduen, Palush Nduen, Prek Zefin dhe Nikë Gjonin.

Ceremonia e përurimit është njoftuar të nisë në ora 11:00, teksa përgjatë saj do të nderohet sakrifica dhe heroizmi i luftëtarëve.

Ceremoninë në fjalë e ka organizuar vet familja Prënademi, me moton “Amanetin mos e harroni – Shqipërinë ta Ribashkoni – Dëshmorët e Kombit – Lavdi!”.

Në këtë ceremoni të rëndësishme, familja ka ftuar të gjithë miqtë, familjarët, bashkëfshatarët dhe më gjerë.