Të shtunën testohet sistemi i alarmit publik në Prishtinë

Testimi i radhës i sistemit të alarmit publik në Prishtinë do të bëhet të shtunën.
Testimi do të bëhet në ora 12:05 me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.
“Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se testimi i rradhës i sistemit të alarmit publik do të bëhet të shtunën, me datë 04.06.2022, në orën 12:05 me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Indeksonline/