Të shtunën vazhdon seanca në Kuvend

Të shtunën e 30 gushtit do të vijojë seanca për konstituimin e plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Seanca do të mbahet në orën 11:00, shkruan IndeksOnline.
Seanca e së shtunës vjen pasi ajo e sotmja u ndërpre nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, që u bëri thirrje partive politike të reflektojnë në votimin e nënkryetarit të legjislativit, nga radhët e komunitetit serb./IndeksOnline/