75 Mall Live Search
08:44 / E Hënë, 12 Shtator 2022 / MSH

Te Toni Kuka ka nisur sot “mësimi”, ka një thirrje urgjente për Qeverinë dhe Sindikatën

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, i ka bërë thirrje Qeverisë dhe SBAShK-ut për hapjen e shkollave.

Ai thotë se hyrja në javën e tretë pa mësim është “situatë e çmendur”.

Ai madje ka ftuar prindërit që përveç se t’i dergojnë fëmijët e tyre në shkollë, t’i dërgojnë ata edhe drejt sportit të xhudos apo edhe sporteve tjera.

“Ec more me urgjencë me ba takim! Merruni vesh qysh sot e le të filloj mësimi nesêr jo ma vonë asnjë ditë” ka shkruar trajneri i famshëm.

Kjo është thirrja e plotë e tij:

Çfarë situate e çmendur me hyrjen në javën e tretë pa filluar mësimi në shkolla!

Ec more me urgjencë me ba takim!

Merruni vesh qysh sot e le të filloj mësimi nesêr jo ma vonë asnjë ditë.

E në anën tjetër ftoj prindërit që fëmijët që tash në shtator pos mësimit që duhet qysh neser të filloj të i dërgojnë fëmijët drejt sportit të xhudos por edhe sporteve tjera!

E për një ditë të mirë shijoni videon me fëmjët Kampion të ardhshëm pas një stërvitje …