Te Torino tri raste pozitive me Covid-19

Skuadra e Torinos ka njoftuar tifozët e saj se në testet e fundit për Covid-19, tre futbollistë kanë rezultuar pozitiv.
Përmes një komunikat të postuar në profilin e tyre zyrtar në “Twitter”, Torino njoftoi për tri raste me Koronavirus, shkruan IndeksOnline
“Anëtarët në fjalë, plotësisht asimptomatikë, tashmë janë në izolim. Torino do të vazhdojë të ndjekë të gjithë procedurën e parashikuar nga protokollet shëndetësore”, thuhet në njoftimin e klubit italian.