75 Mall Live Search
08:06 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Te tuneli i Kalimashit protestohet kundër taksës

Sot para tunelit të Kalimashit protestohet kundër vendosjes së taksës rrugore.

Protesta është thirrur nga aktivistë dhe qytetarë të Kukësit, të cilët përmes protestës kërkojnë heqjen e taksës rrugore.

“Ora 11:30 te tuneli i Kalimashit, mbahet protestë qytetare, pa ndikime partiake, për t’i thënë ndal taksimit të padrejtë të Rrugës së Kombit”, thuhet në njoftim./Indeksonline/