20:13 / E Premte, 16 Dhjetor 2022 / MSH

Të udhëtosh është ndër gjerat më të bukura në jetë, APR gjithmonë pranë jush!

Është vërtetuar shkencërisht se udhëtimi ul nivelet e stresit, është terapi e shpirtit dhe është rekreacion. Por “Rrugës nuk i dihet kurrë!” – Është slogani i kompanisë vendore  APR që shërben për Asistence të Përgjithshme Rrugore.

Dinamika e kohës moderne ka bërë që lëvizja dita-ditës të shtohet, njerëzit si kurrë me parë janë të prirur te udhëtojnë, qofte për punë e qoftë për qejf.  Të mbesësh në rrugë për ndonjë defekt, që mund të pësoje vetura juaj, është gjëja qe askush nuk ka dëshirë ta përjetojë. E sidomos në ndonjë distancë, ku as miku i mirë, nuk ka kohë për ditë të vështira.

Ka kaluar koha kur e ke telefonuar mikun në 02 të natës dhe e ke pyetur: “A mos ta prisha gjumin?”. Prandaj duhet ta kuptojmë se të gjithë janë të zënë në vorbullën e angazhimeve te tyre.

Prandaj duke e kuptuar që rrugës nuk i dihet kurrë, më e rrugës duket të jetë për ju, që të adresoheni pranë një kompanie, e cila është e specializuar në ofrimin e asistencës në rrugë.

APR është kompani e themeluar në vitin 2017,  e specializuar ne ofrimin e shërbimeve të asistencës në rrugë për territorin e Kosovës dhe rajon. APR operon 24 orë, 7 ditë në javë. Të  gjithë ngasësit e veturave që pësojnë defekt në rrugë, mund të adresohen pranë APR-se në çdo kohë.

Në APR ofron dy pako abonimi 1 vjeçar:

Pako “APR Lokal” e vlefshme për territorin e Kosovës e cila kushton 19.90 EUR, dhe

Pako “APR Plus” me mbulueshmëri në territorin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut,Malit të Zi dhe Serbisë për 39.90 EUR.

Pavarësisht a jeni klient i APR-se apo jo, nëse keni probleme me veturën tuaj, keni ngecur në rrugë dhe keni nevojë për ndihmë, linjat e APR-së janë të hapura 24 orë në numrat e telefonit 0800 08880 dhe 049888194.

Misioni i APR-së është të ndërtojë rrjetin me efikas te asistencës në rrugë, duke përçuar tek klienti ndjenjë sigurie dhe kujdesi. Ku klienti merr shërbim superior për kohën më të shkurtë të mundshme që nga pranimi i thirrjes për asistencë.

Klientët e kësaj kompanie që kanë pasur nevojë për asistencë, janë shprehur shumë të kënaqur me shërbimin e tyre, ku kryefjalë e vlerësimeve janë: Qasja shume miqësore ndaj klientëve, koha e shpejtë e reagimit si dhe shërbimi tejet profesional.

https://www.facebook.com/aprshpk/reviews (linku i vlerësimeve te klientëve).

APR qe nga Nëntori i këtij viti ka lansuar lojën shpërblyese dhe se të gjithë ata që abonohen në Pakon APR Plus, hyjnë në garë për të fituar:

1x Iphone Pro, 1x Samsung s22 Ultra, 2x pushime çift ne Stamboll, 10x nga 100 EUR cash si dhe një trotinet.

Përzgjedhja e fituesve do të bëhet me 30 dhjetor drejtpërdrejte në ATV nga ora 16:00.

Pra, përveç që abonoheni për asistencë rrugore për 1 vit të plotë,  ju gjithashtu mund të fitoni një nga shpërblimet që APR dhuron.