75 Mall Live Search
09:53 / E Hënë, 16 Janar 2023 / B O

“Te Ujmani full internet 3G dhe shumë siguri” kryeshefi lajmërohet nga Veriu

Kryeshefi i “Ibërlepencit”, Faruk Mujka ka dalur në terren dje duke vizituar Liqenin e Ujmanit. Mujka ka njoftuar se përgjatë liqenit dhe hidrocentralit të Ujmanit, kishte internet dhe siguri të majftueshme.

Krejt kjo është arritur fal rezultatit të punës dhe angazhimit të përbashkët me ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Çka ka e çka ska.
Sot vërtetova se deri në pikën kufitare Bërnjak, përgjatë tërë liqenit dhe hidrocentalit të Ujmanit kishte full internet 3G dhe qarkullim të rregullt të patrullave të Policisë së Kosovës.
Nuk kishte barrikada e nuk kishte atmosferë kërcënimi të sigurisë së qytetarëve
Të mbusheshin mushkëritë dhe truri me erë Shteti” shkruan Mujka në njoftim./Indeksonline/